16/07/2008
UASHINGTON, Shtetet e Bashkuara -- FMN njoftoi të martën (15 korrik) se do të konsiderojë "në kohën e duhur" ofertën e Kosovës për anëtarësim, gjë që do të thotë në efekt, njohje e pavarësisë së ish krahinës serbe. Kosova njoftoi se do që të bashkohet me FMN dhe Bankën Botërore pesë ditë më parë kur kryeministri Hashim Thaçi shprehu shpresë se oferta e vendit do të fitonte miratimin e shpejtëp. Vetëm vendet e pavaruar kanë të drejtë të bëhen anëtarë.
Në lajme të tjera të martën, presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu u takua me shefin e ri të UNMIK Lamberto Zanier në Prishtinë për të parë planin udhëzues për udhëtimet zyrtare që Zanieri bën në Serbi. "Nuk do të pranohet asnjë temë apo lëndë që është jashtë asaj që autoritetet e Kosovës janë njoftuar apo kanë rënë dakord. Roli i një lehtësuesi në marrëdhëniet tona si dy vende sovrane është shumë i rëndësishëm," tha Sejdiu. (Zeri, Koha ditore, Express, Epoka e re, BBC - 16/07/08; IMF press release, Reuters, Tanjug, B92, RIA Novosti, Beta - 15/07/08)