16/07/2008
PARIS, Francë -- Ministri i jashtëm Bernard Kushner la të kuptohej të martën (15 korrik) se është i mundshëm përparimi në marrëdhëniet me Serbinë për ta sjellë atë më pranë BE. Duke folur me anëtarët e Parlamentit Evropian, Kushner, vendi i të cilit mori presidencën e rradhës së BE në 1 korrik, vuri në dukje se tre ngjarje mund të ndodhin deri në fundin e vitit: miratimi i një marrëveshjeje tregtare, ratifikimi i marrëveshjes së stabilizimit dhe shoqërimit të Serbisë dhe përgatitja në Komisionin Evropian e një mandati për të nisur bisedimet e pranimit me Serbinë. Kushner theksoi se dy të parat janë krejtësisht të kushtëzuara nga veprimet e Serbisë lidhur me bashkëpunimin me gjykatën e krimeve të luftës të Hagës. Ai takohet të mërkurën në Paris me homologun e tij serb Vuk Jeremiç për të diskutuar integrimin në BE. (Tanjug - 16/07/08; Beta - 15/07/08)