16/07/2008
SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Kryeministri i Republika Srpska (RS) Milorad Dodik tha të martën (15 korrik) se RS ndali dorëzimin e autoritetit institucioneve të nivelit shtetëror disa kohë më parë dhe mund të rishikojë disa nga këto përpjekje. Dodik spjegoi se RS ka transferuar rreth 50 detyra në institucionet e nivelit shtetëror por vetëm nën presionin nga komuniteti ndërkombëtar.
Tamam tani, BiH është tepër larg nga konsensusi mbi ndryshimet kushtetuese, tha ai, duke shtuar se ai dyshon se bisedimet mbi këtë çështje do t'ja dalin. Ato duhet të fillojnë pas zgjedhjeve lokale të 5 tetorit. BE dhe komuniteti ndërkombëtar kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur për amendamente ndaj kuadrit të tanishëm kushtetues duke thënë se ai komplikon procesin e vendim-marrjes dhe mund të pengojë reformat lidhur me BE, duke ngadalësuar kësisoj procesin e integrimit të BE. (RTRS, SRNA, Dnevni Avaz, Fena - 15/07/08; RTRS, SRNA - 14/07/08)