Greqia akuzon Maqedoninë për pengimin e bisedimeve të mosmarrëveshjes për emrin

16/07/2008

ATHINË, Greqi -- Ministrja e jashtme Dora Bakojanis akuzoi të martën (15 korrik) kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski për përpjekjen për prishjen e bisedimeve që kanë për qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjes së gjatë për emrin, midis të dy vendeve. Bakojanis i përgjigjej një letre të Gruevskit dërguar të hënën ku ai i kërkonte kryeministrit Kostas Karamanlis të njihte pakicën maqedonase në Greqi. Bakojanis paralajmëroi Shkupin se "i tillë nacionalizëm ekstrem mbjell erën dhe korr stuhinë". Zëdhënësi i qeverisë greke Theodoros Rusopulos kritikoi gjithashtu masën dhe tha se përgjigjia zyrtare e Athinës për letrën e Gruevskit do të vinte shpejt. (ANA-MPA, Kathimerini, Naftemporiki, To Vima, Makfax, BBC - 15/07/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading