16/07/2008
SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Trupat e EUFOR kontrolluan të martën herët (15 korrik) shtëpinë e Liljana Zelen-Karaxhiç, gruaja e të arratisurit për krime lufte Radovan Karaxhiç, në qytetin Pale, 20 km në juglinde të Sarajevës. "Kontrolli ishte për materiale dhe/ose informacion që mund të ndihmonte gjykatën e krimeve të luftës në Hagë në kërkimin në vazhdim për kapjen e personave të paditur nga gjykata dhe presionin ndaj rrjeteve që besohet të jenë përfshirë në mbrojtjen e këtyre personave," tha EUFOR. "Nga vendi, u mblodh e u mor për analizë informacion i dobishëm," shtoi ai. Karaxhiç ka qenë në arrati për 13 vjet. (Blic, RTRS, SRNA, DPA - 15/07/08)