Dërgohet në Nju Jork propozimi për rikonfigurimin e UNMIK

15/07/2008

PRISHTINË, Kosovë -- Shefi i UNMIK-ut Lamberto Zanier ka dërguar një projekt-propozim lidhur me rikonfigurimin dhe pushtetet e reduktuara të UNMIK-ut në selinë e OKB-së në Nju Jork për t'u shqyrtuar nga sekretariati i OKB-së. "Ne po presim tani përgjigje nga OKB për të finalizuar propozimin," njoftoi të hënën (14 korrik) zëdhënësi i UNMIK-ut, Rasell Giki. Ristrukturimi do të hapte rrugën për misionin e ri të BE, EULEX në Kososvë.

Gjithashtu të hënën, Zanier u takua me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu i cili tha se e çmonte rolin që kishte luajtur OKB deri tani në Kosovë dhe tha se donte vazhdimin e bashkëpunimit gjatë periudhës së tranzicionit.

Në lajme të tjera të hënën, ministri i brendshëm Zenun Pajaziti njoftoi se shtetasit e Kosovës do të nisin të marrin pasaportat e reja javën tjetër. Do të ketë katër tipe: diplomatike, të zakonshme dhe zyrtare si dhe dokumente udhëtimi. Ato do të zëvendësojnë dokumentet e udhëtimit të UNMIK-ut përdorur që nga 1999. (Express, Lajm, Koha Ditore, RTK, Zeri - 15/07/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading