14/07/2008
BEOGRAD, Serbi -- Krerët e Partisë Socialiste Serbe (SPS) anulluan zyrtarisht të dielën (13 korrik) marrëveshjen e tyre të koalicionit me Partinë Radikale Serbe (SRS) dhe Partinë populiste Demokratike të Serbisë (DSS) lidhur me këshillin e qytetit të Beogradit. Negociatorët e partisë kishin nënshkruar marrëveshjen menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit duke sjellë tension në bisedimet me Partinë Demokratike (DS) dhe aleatët e saj. Në atë kohë, G17 Plus, një aleat i ngushtë i DS dhe anëtare e koalicionit qeverisës dhe kabinetit, kërkoi që SPS të presë lidhjet me SPS dhe DSS në qoftë se do të bashkohej me koalicionin qeverisës. Pas një sesioni në Beograd të dielën, SPS njoftoi se vendosi të tërhiqet nga koalicioni i Beogradit me qëllim që "të mos rrezikojë qeverinë e vendit". Kreu i SPS Ivica Daçiç u tha gazetarëve se pak ditët e ardhshme do të përcaktojnë në se ështrë ende e mundshme të formohet një qeveri e qytetit. Në qoftë se jo, mund të kërkohen zgjedhje të reja lokale. (Danas - 14/07/08; Beta, B92, Tanjug - 13/07/08)