13/07/2008
BUKURESHT, Rumani -- Partia Socialiste Demokratike dhe Partia Konservatore formuan një koalicion të premten (11 korrik) për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të programuara në nëntor. Koalicioni, i quajtur Bashkimi Kombëtar, prezantoi programin e tij qeverisës për periudhën 2008-2012. Dokumenti me dhjetë kapituj fokusohet në planet për të zgjidhur problemet sociale dhe përmirësimin e imazhit të Rumanisë jashtë vendit. Ai vë në dukje pagat e larta dhe rritjen e fuqisë blerëse të qytetarëve; uljen e TVSH-së për ushqimin; reforma në edukim, kujdesin për shëndetin dhe drejtësinë; investime në infrastrukturë dhe subvencionet në bujqësi. (Mediafax, MIA - 11/07/08)