10/07/2008
PODGORICË, Mali i Zi -- Ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç tha të mërkurën (9 korrik) se Beogradi çmon qëndrimin "e rezervuar" të Malit të Zi në njohjen e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Jeremiç shprehu mirënjohjen e Beogradit pas takimit me ministrin e jashtëm malazes Milan Roçen, presidentin Filip Vujanoviç, kryeministrin Milo Gjukanoviç dhe kryetarin e parlamentit Ranko Krivokapiç në Podgoricë. (Politika - 10/07/08; RTCG, Makfax, Fonet, Tanjug, B92 - 09/07/08)