Kosova i kërkon komunitetit ndërkombëtar të vendosë rendin në veri

10/07/2008

PRISHTINË, Kosovë -- Qeveria e Kosovës i kërkoi të mërkurën (9 korrik) komunitetit ndërkombëtar në Prishtinë dhe Beograd të vërë në paqe Kosovën veriore me qëllim që të mundësohen institucionet ligjore atje të ushtrojnë autoritetin e tyre. "Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me kryebashkiakun [e Mitrovicës] Bajram Rexhepi dhe po ndërmarrim masat e duhura," tha kryeministri Hashim Thaçi. Në Mitrovicë, Rexhepi i dha një ultimatum UNMIK-ut për të zgjidhur situatën në fshatin Suhadoll ku një projekt tubacioni shkaktoi përleshje ndër-etnike midis shqiptarëve dhe serbëve duke plagosur disa vetë.

Në lajme shtesë, Zyra Civile Ndërkombëtare botoi një udhëzim të mërkurën për zbatimin e planit mbi zgjidhjen e statusit të Kosovës nga i dërguari i posaçëm i OKB-së Marti Ahtisaari.

Gjithashtu në Prishtinë, misioni i OSBE u bëri thirrje të mërkurën institucioneve të Kosovës të zbatojnë ligjin mbi gjuhët, që sipas misionit, ka ende për të zbatuar dhe rekomandoi që shkollat të ofrojnë kurse në serbisht gjithashtu. (Koha Ditore, Zeri, Epoka e re, Express, Lajm - 10/07/08; Kohavision, RTK - 09/07/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading