Gjashtë të vrarë në sulmin e armatosur ndaj konsullatës së SHBA në Stamboll

09/07/2008

ANKARA, Turqi -- Gjashtë vetë u vranë në një shkëmbim zjarri pranë konsullatës së SHBA në Stamboll, rreth orës 11 t; mëngjesit të kohës lokale. Dëshmitarët thanë se sulmuesit e armatosur hapën zjarr nga makina e tyre mbi policët e vendosur jashtë konsullatës. Sipas guvernatorit të Stambollit Muamer Guler, të vrarët përshijnë tre policë dhe tre keqbërës. Një polic u plagos dhe dëshmitarët thanë se një nga sulmuesit shpëtoi.

Në një konferencës shtypi në Ankara, ambasadori i SHBA, Ross Wilson e përshkroi sulmin si një "akt të qartë terrorizmi" dhe tha se i kishte kërkuar Turqisë të rritë masat e sigurisë. "Vendet tona do të qëndrojnë së bashku për të përballur këtë," shtoi ai. (AP, CNN Turk, Hurryiet, AFP, NTV, BBC, Anadolu news agency, Bloomberg, DPA - 09/07/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading