07/07/2008
TIRANË, Shqipëri -- Partia Republikane (PR) po pret për përfshirjen përsëri në qeveri pasi u la jashtë kabinetit për më tepër se tre muaj. Presidenti i partisë, Sabri Godo tha të dielën (6 korrik) se ka ardhur koha për përfaqësim në këtë nivel. "Ne kemi komunikuar me kryeministrin [Sali] Berisha dhe ai ka mbështetur një vendim të tillë, por do të presim edhe ca ditë që çështja të zgjidhet," tha Godo. Anëtarët e PR humbën postet e tyre të kabinetit në mars kur kryetari i partisë, Fatmir Mediu dha dorëheqjen si ministër i mbrojtjes pas shpërthimeve të Gërdecit. (Klan, Koha Jone, Ballkan Web, Top Channel - 07/07/08)