Malazezët shprehin mbështetje të gjerë për hyrjen në BE dhe NATO

03/07/2008

PODGORICË, Mali i Zi -- Një sondazh i ri lëshuar të mërkurën (2 korrik) sugjeron se 73% e malazezëve mbështesin përpjekjen e vendit për të fituar anëtarësimin në BE dhe 51% mbështesin hyrjen në NATO. Sipas vëzhgimit nga Qendra e Mbikqyrjes, gati dy të tretat e të përgjigjurve besojnë se duke u bashkuar me NATO lehtësohet hyrja në BE. Megjithatë shumica e njerëzve nuk thanë ndonjë përfitim më konkret që vendi do të fitonte nga anëtarësimi në NATO. (Vijesti - 03/07/08; RTCG, Makfax - 02/07/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading