03/07/2008
UASHINGTON, Shtetet e Bashkuara -- Uashingtoni është gati të ofrojë 400 milion $ ndihmë finaciare për Kosovën në një konferencë donatorësh në Bruksel në fund të javës tjetër, tha të mërkurën (2 korrik) ndihmës sekretari i shtetit tgë SHBA Daniel Fraid. Dërgesat do të vazhdojnë gjatë katër viteve të ardhëshme. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara beson se komuniteti ndërkombëtar do të zotohet për mbi 1 miliard $ ndihmë në mbështetje të shtetit më të ri të Evropës. Fraid tha gjithashtu se Uashingtoni është i kënaqur me përparimin e pas-pavarësisës së Kosovës, duke shtuar se kalimi paqësor dhe situata e qëndrueshme politike kanë heshtur ata që parashikuan dhunë.
Në lajme të tjera të mërkurën, zëdhënësi i UNMIK Aleksander Ivanko tha se rikonfigurimi UNMIK është parprakisht gati për kompletim deri në gjysmën e dytë të tetorit. Ai shtoi se një numër i rëndësishëm i personelit të UNMIK do ta linte Kosovën deri atëhere. (Reuters, VOA, FoNet, Beta, B92 - 02/07/08)