02/07/2008
BANJA LUKA, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Kryeministri i Republika Srpska (RS) Milorad Dodik caktoi ish ministrin e ekonomisë të BiH, Slobodan Puhalac si ministrin e ri të ekonomisë, energjisë dhe zhvillimit të RS të martën (1 korrik). Ai pasoi Rajko Ubiparip i cili la postin në prill për arsye shëndetësore. Puhalac dha dorëheqjen nga qeveria e BiH për aryse personale në mes të qershorit. Në atë kohë, shtypi lokal e përshkruante atë si një nga ministrat më të paefektshëm të kabinetit, pa asnjë arrtitje të madhe për të përmendur. Megjithatë në një konferencë shtypi të martën, Dodik tha se Pulahac ka përvojë dhe entusiazëm për të përshpejtuar rritjen ekonomike të RS, për të nxitur zhvillimin e sektorit energjitik dhe për të ndihmuar hartimin e një strategjie të re tërësore ekonomike.(Nezavisne Novine - 02/07/08; RTRS, Pincom.info - 01/07/08)