Ndihmësi i përfaqësuesit të lartë të BiH sugjeron se OHR mund të mbyllet në një vit

01/07/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Nënpërfaqësuesi i Lartë Rafi Gregorian tha të hënën (30 qershor) se në qoftë se BiH vazhdon ritmin e tanishëm të reformave dhe përmbush pesë kushtet dhe dy kërkesat e vëna nga Këshill i Zbatimit të Paqes (PIC), Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) mund të mbyllet në një vit. Ai kundërshtoi zërat e medias se listës do t'i shtohen kushte shtesë duke përfshirë reformën kushtetuese. Gregorian vuri në dukje se ndërsa ekspertët kanë rekomanduar refomën kushtetuese për të drejtuar përjekjet e ardhëshme të reformës, ajo nuk është kusht pr mbylljen e OHR. Ai përsëriti se kuadri kohor varet i tëri nga politikanët e BiH.

OHR duhej të mbaronte misionin e vet në korrik 2007, por anëtarët e PIC vendosën se zvarritja e trazirës politike që rrethon ristrukturimin e policisë dhe reformave kushtetuese e lë BiH jo në gjendje të qeverisë veten. Në shkurt, PIC vuri pesë kushte për mbylljen e OHR. (Dnevni Avaz, RTRS, PBS - 30/06/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading