30/06/2008
KANBERRA, Australi -- Ish ministri i jashtëm Aleksander Dauner thuhet se është caktuar të jetë i dërguari i OKB në Qipro, raportoi të hënën (30 qershor) media australiane. Po të miratohet, ai do të zëvendësojë të dërguarin e tanishëm Taje-Bruk Zerihun.
Në lajme të tjera, presidenti qipriot Demetris Kristofias dhe kreu turk qipriot Mehmet Ali Talat do të takohen të martën për të vlerësuar përparimin e bisedimeve paraprake mbi një nismë të re për të ribashkuar Qipron. Ata do të diskutojnë një rang çështjesh të ndjeshme të tilla si sovraniteti, prona, territori dhe siguria.(Reuters, Business Spectator, ABC Online, CNA, ANA-MPA, Philelefteros, Hurriyet, AFP- 30/06/08)