30/06/2008
ASTANA, Kazakistan -- OSBE u kërkoi të gjithë vendeve të mbështesin procesin e ndërtimit të një shoqërie tolerante shumëetnike në Kosovë, tha të dielën (29 qershor) sekretari i përgjithshëm i OSBE Mark Perrën dë Brishambo. Në një fjalim në sesionin vjetor të Asamblesë Parlamentare në kryeqytetin e Kazakistanit, ai tha se OSBE do të mbështesë procesin demokratik në Kosovë dhe do të synojë të ndërtojë struktura të forta vetë-qeverisëse për të ndarë vlerat e OSBE.
Në lajme të tjera të dielën, Tanjug raportoi se ministri i transportit dhe telekomunikacioneve Fatmir Limaj ka kërkuar zyrtarisht që Kosovës t'i jepet një kod ndërkombëtar telefonik dhe një domen interneti. Limaj i tha një forumi ekonomik në Monako se masa do të lehtësonte komunikimin ndërkombëtar me Kosovën. (Tanjug, RIA Novosti, OSCE website - 29/06/08)