30/06/2008
BEOGRAD, Serbi -- Ministria e jashtme tha të dielën (29 qershor) se kishte shkarkuar nënkonsullin serb në SHBA Igor Milosheviç pas një hetimi që përcaktoi se ai ndihmoi shtetasin serb Milan Kovaçeviç, paditur për orvatje vrasjeje në Binghamton, Nju Jork, të linte SHBA duke i lëshuar atij një pasaportë urgjence fallco. Ministria ka nisur veprim tjetër disiplinor kundër Millosheviç. Dy senatorë të Nju Jorkut, Çarls Shumer dhe Hillari Klinton këmbëngulin se Serbia duhet ta arrestojë Kovaçeviç dhe ta kthejë atë mbrapsht në SHBA. (Tanjug, B92 - 30/06/08)