30/06/2008
SOFJE, Bullgari -- Partia qeverisëse Socialiste Bullgare (BSP) zbuloi të dielën (29 qershor) planet për të propozuar një paketë masash për të forcuar kërkesat për pjesëmarrje në zgjedhjet e përgjithëshme. BSP do që pagesa e regjistrimit të rritet nga 10,000 euro në 25,000 euro, që nuk do t'u kthehet partive në qoftë se fitojnë më pak se 1% të votave. Partitë duhet të provojnë gjithashtu se kanë struktura rajonale që shtrihen në të paktën 2/3 e vendit . Parelelisht me këtë, financimi shtetëror do të rritet trefish për të reduktuar vartësinë e partive nga financimi i jashtëm i dyshimtë. Përveç kësj, BSP do që partitë që nuk fitojnë të paktën 2% në dy zgjedhjet e fundit, të hiqen nga regjistri. BSP pranon se duhet të bashkërendojë propozimet me partnerët e tjerë të koalicionit qeverisës. (Sega, Dnevnik, bTV - 30/06/08)