30/06/2008
ANKARA, Turqi -- Si prokurorët dhe mbrojtja do të paraqesin argumentat vendimtare këtë javë në rastin kundër Partisë qeverisëse për Drejtësi e zhvillim (AKP). Kryeprokurori Abdurrahman Jalçinkaja do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të martën (1 qershor), ndërsa anëtarët e AKPdo të paraqesin mbrojtjen e tyre të enjten. Gjykata do të vendosë pastaj në se do ta ndalojë AKP e cila përballet me akuza për prishjen e natyrës laike të shtetit.
Në lajme të tjera, policia belge ju dorëzoi autoriteteve turke një kopje të 200 dosjeve lidhur me Partinë-Front ekstreme të jashtëligjëshme Revolucionare Popullore të Çlirimit (DHKP-C). Informacioni arkivor mbulon udhëheqësinë e organizatës, strukturën dhe veprimtaritë. Policia i kapi dokumentet në një shtëpi të DHKP-C në Belgjikë. Grupi, aktiv që nga mesi i 1970 , është konsideruar një organizatë terroriste nga SHBA dhe BE. (AFP, Financial Times, Press TV - 30/06/08, Hurriyet - 29/06/08, Sabah - 28/06/08)