Rizgjedhjet në Maqedoni shkojnë rregullisht

30/06/2008

SHKUP, Maqedoni -- Rizgjedhjet e dyta në 15 qendra votimi të dielën (29 qershor) përfunduan paqësisht dhe pa shkelje, thotë kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Jovan Josifovski. Autoritetet rivendosën zgjedhjet në një numër fshatrash të populluara nga shqiptarë ku dhuna dhe parregullsitë prishën dy raundet e mëparshme. Po të mos ngrihen kundërshtime, zyrtarët do të vërtetojnë rezultatet. Të dielën, ambasadori i BE në Shkup Ervan Fuere tha se zgjedhjet "morën shumë kohë".

Gjatë një vizite të premten, ndhmësja e nënsekretarit të shtetit të SHBA Rosmari di Karlo tha se Maqedonia duhet të formojë shpejt një qeveri të re të kryesuar nga VMRO-DPMNE dhe të vazhdojë me zbatimin e axhendës së saj të reformës për integrimin evro-atllantik. Në konferencën e shtypit me DiKarlo, ministri i jashtëm maqedonas Antonio Milososki tha se ai pret që qeveria e re të formohet brenda dy javësh, me pjesëmarrjen e së paku një partie etnike shqiptare. (MIA, Makfax, MRT, A1 TV, AP - 30/06/08; Makfax, MRT, A1 TV - 27/06/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading