29/06/2008
HAGË, Hollandë -- Dhomat e apelit të gjykatës të krimeve të luftës të OKB-së i lejuan të premten (27 qershor) rilimin e përkohshëm të ish-drejtuesi të shërbimit inteligjent serb, Jovica Stanisic, dhe shokut të tij të akuzuar Franko Simatovic. Stanisic dhe Simatovic, ish komandant i forcave të elitës serbe, akuzohen për armatosjen dhe trajnimin e milicëve të cilët kryen krime lufte kundër jo-serbëve në Bosnje dhe Kroaci. Stanisic, i cili drejtoi shërbimin inteligjent të Serbisë gjatë regjimit të Milosheviçit, u lejua të largohet nga burgu përkohësisht për të marrë trajtim mjekësor në Beograd. Ai do të jetë nën mbikqyrje të rreptë në një spital ushtarak atje. Gjyqi i tij u shty në 16 maj për "të paktën tre muaj", dhe do të rifillojë mbas shërimit të tij. Kjo ishte shtyrja e katër për shkak të gjendjes psiqike dhe mendore të Stanisic. Ai vuan nga sëmundje të ndryshme duke përfshirë depresionin dhe gurët në veshka. (ICTY website, AP - 27/06/08)