Serbët në Kosovë formojnë parlament paralel

29/06/2008

PRISHTINË, Kosovë -- Serbët në Kosovë kanë formuar parlamentin e tyre të shtunën (28 qershor), me qendër në qytetin me shumicë serbe në pjesën veriore të Mitrovicës. Parlamenti, i formuar si rezultat i zgjedhjeve të parakohshme të 11 majit në Serbi, u krijua nga 30 prej 45 përfaqësuesve të zgjedhur gjatë zgjedhjeve lokale në ish-provincën serbe. Institucioni do të ketë funksione simbolike dhe nuk do të miratojë ligje. Radovan Nicic, i Partisë ultra-nacionaliste Radikale Serbe (SRS), u zgjodh kryetar. Marko Jaksic i Partisë Demokratike të Serbisë dhe Srdjan Nikolic i SRS u zgjodhën zëvendës-kryetar. Zyrtarët serb, duke përfshirë ministrin për Kosovën Slobodan Samardzic, i cili morri pjesë në seancën kushtetuese, mirëpritën parlamentin e ri, duke thënë që ai do ti lejojë serbëve dhe jo-shqiptarëve të tjerë në Kosovë të jetojnë në territorin e tyre si qytetarë normalë serb. Në Prishtinë, zëvendës-kryeministri Rame Manaj kritikoi asamblenë serbe si një "akt i paligjshëm dhe i papranueshëm". (Tanjug, AFP, Beta, B92, BBC, Xinhua - 28/06/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading