Bashesku i Rumanisë kërkon për sesion parlamentar ekstra për rastet e Nastase dhe Mitrea

27/06/2008

BUKURESHT, Rumani -- Presidenti Traian Bashesku i kërkoi të enjten (26 qershor) parlamentit të mbajë një sesion të jashtzakonshëm javën tjetër për të miratuar nisjen e një procedimi penal kundër ish kryeministrit Adrain Nastase dhe ish ministrit të transportit Miron Mitrea. Mungesa e një kuorumi prishi orvatjet më parë këtë javë. Prokurorëve u duhet miratimi parlamentar përpara hetimit të ish ministrave për veprimet e tyre ndërsa mbanin postet.

Prokurorët e anti-korrupsionit thonë se Nastase pranoi rrushfete dhe fallsifikoi dokumentet zyrtare ndërsa blinte shtëpinë e tij të tanishme e cila llogaritet me vlerë 1.5 milion euro. Më vete, ai ndeshet me akuzat e pastrimit të parave në rastin e të ashtuquajturit rasti i Trofeut Kualifikues, lidhur me atë se si financoi fushatën zgjedhore të 2004. Mitrea thuhet se lejoi një këmbim të tokës së çmueshme në Bukureshtin verior për një tokë më pak të vlefshme megjithë një thirrje gjyqi që ndërkaq ishte në vazhdim.

Në lajme të tjera, Këshilli i Lartë Kombëtar i Mbrojtjes (CSAT) vendosi të mërkurën të reduktojë numrin e trupave rumune që marrin pjesë në misionet e huaja vitin e ardhshëm me 541. Vendi aktualisht ka 1,425 trupa që shërbejnë jashtë, gjysma e të cilave janë me misionet e NATO-s. Vitin e kaluar, CSAT rriti me 346 numrin e trupave për misionet ndërkombëtare. (Gandul - 27/06/08; Rompres, Hotnews.ro, Mediafax, Nine o'clock - 26/06/08; Rompres, Hotnews.ro, Mediafax - 25/06/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading