Presidenti i Kosovës kritikon planet për parlamentin paralel serb

27/06/2008

PRISHTINË, Kosovë -- Presidenti Fatmir Sejdiu tha të enjten (26 qershor) se krerët serbë të vijës së ashpër në ish krahinën serbe po përpiqen të destabilizojnë Kosovën duke planifikuar të formojnë një parlament paralel, më vete, të shtunën. Pas takimit në Prishtinë me shefin e sapoemëruar të UNMIK Lamberto Zanier, Sejdiu tha se parlamenti paralel në veri do të ishte pjesë "strukturave ilegale" që janë "të papranueshme". "Ato synojnë të destabilizojnë Kosovën," i tha Sejdiu një konference shtypi. Sa për planet për të rikonfiguruar UNMIK, Sejdiu tha se mbështet plotësisht masën dhe premtoi të bashkëpunonte në procesin që vjen. Zanieri tha se vendimi për të rikonfiguruar UNMIK ka kohë që pritej në dritën e zhvillimit të një misioni të ri policor e gjyqësor të BE, EULEX. (Beta, AP, Xinhua, Reuters - 26/06/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading