MB do të mbështesë ngritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës

25/06/2008

PRISHTINË, Kosovë -- Britania do të japë ndihmë finaciare për procesin e transformimit të Trupave të tanishme të Mbrojtjes së Kosovës (TMK) në Forcat e planifikuara të Sigurisë së Kosovës (FSK), tha të martën (24 qershor) ministri britanik i shtetit për forcat e armatosura, Bob Einsuorth. Gjatë një takimi me komandantin e TMK Sulejman Selimi në Prishtinë, Einsuorth parashikoi se procesi i transformimit do të shkojë normalisht dhe njoftoi se Londra do të japë mbi 7 milion euro për anëtarët e TMK që nuk do të jenë pjesë e FSK. (RTK, Kohavision, TV 21 - 24/06/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading