SPS e Serbisë vendos të formojë kabinetin me bllokun pro-BE

24/06/2008

BEOGRAD, Serbi -- Partia Socialiste e Serbisë (SPS) do të formojë një qeveri me koalicionin e kryesuar nga Partia Demokratike (DS), vendosi bordi kryesor i SPS të hënën (23 qershor). Duke pranuar se DS dhe SPS kanë qenë armiq të ashpër që nga fillimi i viteve 1990, kreu i SDS Ivica Daçiç e përshkroi vendimin si të vështirë që mbështetësit e partisë mund të mos e kuptojnë. Raportet e medias lokale sugjerojnë se presidenti Boris Tadiç, kreu i DS mund të japë emrin e kryeministrti të tij të martën. Kabineti i ri thuhet se do të përfshijë katër nënkryeministra në vend të një që ishte. (Blic, Politika - 24/06/08; Reuters, Tanjug, Beta - 23/06/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading