I dërguari i OKB Nimetz do të vizitojë Greqinë dhe Maqedoninë lidhur me mosmarrëveshjen për emrin

24/06/2008

ATHINË, Greqi -- I dërguari i OKB Methju Nimetz kthehet në Athinë dhe Shkup këtë javë për të diskutuar mosmarrëveshjen për një kohë të gjatë rreth emrit të Maqedonisë. Në Athinë të enjten (26 qershor) ai do të takohet me ministren e jashtme greke Dora Bakojanis dhe zyrtarë të tjerë. Të premten, ai takohet me presidenditn e Maqedonisë Branko Crvenkovski dhe kryeministrin Nikola Gruevski në Shkup. Nimetz mbajti së fundi një seri bisedimesh me të dy palët në një orvatje për të arritur një kompromis por bëri pak përparim.

Ndërkaq, Bakojanis pritet të diskutojë mosmarrëveshjen për emrin gjatë një takimi me sekretaren e shtetit të SHBA Kondoliza Rajs mënjanë një konference ndërkombëtare donatorësh në Berlin.

Në lajme të tjera, biznesmeni grek George Milonas, që rrëmbyesit e liruan pasi e mbajtën 13 ditë, njoftoi dorëheqjen e tij si president i Federatës së Industrive të Greqisë Veriore. Milonas tha se se do të "kalojë më shumë kohë me familjen e vet". (UN website, ANA-MPA, Naftemporiki, Reporter, MIA, In.news - 23/06/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading