24/06/2008
PRISHTINË, Kosovë -- Shefi i sapoemëruar i UNMIK Lamberto Zanier mbajti takimin e tij të parë zyrtar me krerët e qeverisë të hënën (23 qershor). "Hapi im i parë është të kuptoj se si është ndërtuar UNMIK dhe pastaj do të vazhdoj me kompletimin e detyrave të misionit por kurdoherë duke konsideruar rrethanat e reja të krijuara në terren," tha Zanier pas takimit me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi. Zanier tha se ai do të punonte së bashku me misionin EULEX të BE për të rikonfiguruar UNMIK. Sejdiu tha se Prishtina i ofron Zanierit mbështetje institucionale. "Procesi i rikonfigurimit të UNMIK do të jetë shumë i shkurtër, duke marrë vetëm disa muaj," tha presidenti pas takimit. Ai përsëriti se Kosova do të kundërshtojë çdo negociatë të re të statusit me Beogradin. (Koha Ditore, Express, Zeri, Lajm - 24/06/08)