Gjehen viktimat e helikopterit të rrëzuar të EUFOR në BH

22/06/2008

SARAJEVË, Bosnje-Hercegovinë (BH) -- Trupat e katër ushtarëve të EUFOR, të vdekur gjatë rrëzimit të një helikopteri afër me Banja Lukën të enjten (19 qershor), po kthehen në vendet e tyre të lindjes. Të vdekurit përfshnin dy ushtarë spanjollë dhe dy gjermanë. Të gjithë kanë marrë medaljen e nderit mbas vdekjes.

Në lajmet e tjera, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së BH-së Sifet Podzic lajmëroi të premten se vendi i tij ka ndërmend të shtojë kontigjentin e tij në Irak. Po ashtu po merr në konsideratë të dërgojë pesë deri në dhjetë oficerë të lartë në misionin e drejtuar nga NATO në Afganistan vitin e ardhshëm. (SRNA, RTRS, Dnevni Avaz, RIA Novosti, DPA - 20/06/08; AP - 19/06/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading