Ushtria sulmon anëtarët e PKK që orvaten të hyjnë në Turqi

17/06/2008

ANKARA, Turqi -- Ushtria sulmoi një grup prej 21 anëtarësh të Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) që u orvatën të hynin në Turqi nga rajoni Zap i Irakut të veriut, të hënën vonë (16 qershor). Shtabi i përgjithshëm lëshoi një deklaratë të martën duke thënë se ushtria "neutralizoi" grupin që lëvizte drejt kufirit turk.

Në lajme të tjera, policia turke kapi 41 kg heroinë në kufirin me Bullgarinë të hënën. Pasi një qen nuhatës e zbuloi drogën në një makinë në kalimin e Kapikule, zyrtarët arrestuan shoferin bullgar. (Anadolu news agency, AP, AFP - 17/06/08; Xinhua - 16/06/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading