Mesiç i Kroacisë nis fushatë të re anti-korrupsion

17/06/2008

ZAGREB, Kroaci -- Presidenti Stipe Mesiç zbuloi një plan të ri anti-korrupsion të hënën (16 qershor) që ka për qëllim të ndihmojë vendin për të kompletuar negociatat e pranimit në BE vitin tjetër. "Unë nuk jam i kënaqur. Megjithëse shumë institucione kanë qenë përfshirë në veprimtaritë anti-rushfet, problemi vazhdon," tha Mesiç pas një takimi me kryeministrin Ivo Sanader dhe kryetarin e parlamentit Luka Bebiç. "Ne kemi marrë disa rezultate, por duhen bërë më tepër hapa," tha Sanader. Masat anti-korrupsion dhe reformat gjyqësore janë midis kërkesave kryesore që Kroacia duhet të përmbushë për të përfunduar bisedimet e saj të pranimit në BE vitin tjetër. Vendi shpreson të bashkohet me bllokun në 2010 ose 2011. (Vecernji List, Reuters, Javno.com, HRT - 16/06/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading