Ministrat e jashtëm të BE argumentojnë rreth perspektivave të pranimit të Maqedonisë në BE

17/06/2008

LUKSEMBURG -- Nisja e mundshme e bisedimeve të pranimit në BE të Maqedonisë këtë vit ndezi debat të zjarrtë midis ministrave të jashtëm evropianë në një takim të hënën (16 qershor) në Luksemburg. Debati nisi pasi fqinja e Maqedonisë, Greqia, ju kundërvu shpresave të Shkupit për t'u bashkuar me bllokun për shkak të mosmarrëveshjes së gjatë për emrin, midis dy vendeve. Diplomatët shprehën shqetësim rreth shkeljeve serioze që ndodhën gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 1 qershorit të Maqedonisë dhe i kërkuan qeverisë të ndëshkojë përgjegjësit. Ata përsëritën angazhimin e tyre ndaj perspektivës së BE të Shkupit por nuk përmendën një datë konkrete për nisjen e bisedimeve të pranimit.

Sa për Serbinë, ministrat e jashtëm vendosën t'i propozojnë Këshillit të BE një përshpejtim të integrimit të Serbisë në BE, duke përfshirë dhënien e statusit të vendit kandidat të BE. Hollanda thuhet se kundërshtoi formulimin, por në fund, teksti origjinal u ruajt.

Lidhur me Qipron, ministrat e jashtëm të BE ranë dakord të zbusin izolimin ekonomik të pjesës veriore të kontrolluar nga turqit, në Qipro, me qëllim që të inkurajojnë ribashkimin e ishullit. Masat kanë për qëllim rritjen e tregtisë dhe të integrimit ekonomik të komuniteteve turke e greke në ishull. (Utrinski Vesnik, Zaman - 17/06/08; Reuters, Makfax, A1, STA, Beta, Fena, AP - 16/06/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading