Berisha i Shqipërisë u përgjigjet akuzave të korrupsionit

16/06/2008

TIRANË, Shqipëri -- Kryeministri Sali Berisha ju përgjegj të shtunën (14 qershor) pretendimeve për korrupsion lidhur me ndërtimin e udhëshpejtës, gjatë ndalesës së fundit në turneun e tij Shqipëria në NATO. Pas hapjes së një tregu të ri në Kukës dhe premtimit të investimeve të mëtejshme në rajon, Berisha vizitoi udhëshpejtën Durrës-Kukës, një udhëshpejtë që çon në Kosovë. "Kjo rrugë është projektuar nga dy prej kompanive më të shquara në rajon, duke e bërë projektin transparent. Asnjë akuzë nuk mund ta errësojë këtë akt të habitshëm," tha Berisha duke ju përgjigjur akuzave nga opozita për shkelje proceduriale dhe reduktimin e të ardhurave, për qeverinë. Marrëveshja e diskutueshme shpuri në arrestimin e disa zyrtarëve të lartë shtatorin e kaluar për sa thuhet manipulim të tenderave lidhur me ndërtimin.

Në lajme të tjera, ligjebërësit po votojnë të hënën në se do t'i heqin imunitetin ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu i cili është ngatërruar në shpërthimet vdekjeprurëse të 15 marsit në depon e municioneve në Gërdec. Kryetarja e parlamentit Josefina Topalli tha të dielën se ajo shpreson se kjo do të jetë hera e fundit që parlamenti zbaton procedurat e tanishme kundër një anëtari. (Koha Jone, Shqip - 16/06/08; Shekulli, Koha Jone, Panorama, Alsat, Klan - 15/06/08; Top Channel, BalkanWeb - 14/06/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading