16/06/2008
ANKARA, Turqi -- Ndalimi potencial i Partisë qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AKP) do të thellojë ndarjet në Turqi dhe do të keqësojë lidhjet me BE, sipas një studimi të sponsorizuar nga Pentagoni i SHBA dhe botuar nga media turke të hënën (16 qershor). Mbyllja e AKP, megjithatë nuk ka gjasa ta eleminojë atë si forcë politike sepse "po të mbyllet, partia ka gjasa thjeshtë të ridalë me një tjetër emër", thoshte raporti. Pentagoni përfundonte se kryeministri Rexhep Tajip Erdogan është i orientuar ndaj Evropës dhe suksei zgjedhor i partisë "nuk përkthehet në mbështetje popullore për një axhendë islamike". AKP do të paraqesë mbrojtjen e saj në Gjykatën Kushtetuese të hënën, në rastin gjyqësor për mbylljen e saj për prishjen e dyshuar të sekularizmit në Turqi. (Zaman - 16/06/08; Hurriyet, Cihan - 15/06/08)