Sejdiu i Kosovës vë në veprim 41 ligje të formimit të shtetit

16/06/2008

PRISHTINË, Kosovë -- Ndërsa kushtetuta e re hyri në veprim të dielën (15 qershor), presidenti Fatmir Sejdiu nënshkroi 41 ligje që kanë të bëjnë me shtetformimin, 22 të rrjedhura drejtpërsëdrejti nga plani i pavarësisës së mbikqyrur i ish të dërguarit të OKB për bisedimet e statusit Marti Ahtisaari. "Ky është një moment historik për Kosovën dhe ngjarja më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë që kompleton kështu ciklin e shtetformimit të Kosovës," tha Sejdiu. Midis ligjeve që ai nënshkroi qenë ato që shpërbëjnë Trupat bMbrojtëse të Kosovës dhe krijojnë Forcat e Sigurisë së Kosovës, që do të jenë operacionale në 16 muaj. (Express, Koha Ditore, Lajm, Zeri - 16/06/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading