Kandidati i pavarur bëhet kryebashkiak i Bukureshtit

16/06/2008

BUKURESHT, Rumani -- Kandidati i pavarur Sorin Opresku, fitoi garën për kryebashkiak i Bukureshtit në zgjedhjet lokale të dielën (15 qershor). Ai mori 54.3% të votave sipas të dhënave paraprake nga anketuesi me ndikim, INSOMAR. Kandidati i Partisë Liberal Demokratike (PLD) Vasile Blaga ishte i dyti me 45.7%. Në këshillin e qytetit, PLD mban 24 nga 55 vendet, krahasuar me 16 për Partinë Social Demokratike (PSD) dhe tetë për Partinë Kombëtare Liberale (PNL).

Ndërkohë, në fshatin Voineshti në qarkun e Iasit, fituesi vdiq përpara se të merrte vesh fitoren e vet. Kandidati i PSD Nekulai Ivasku, 58 vjeç, i cili ishte kryeplak i fshatit për 18 vitet e fundit, vdiq të dielën në mëngjes. Votimi vazhdoi dhe Ivasku fitoi me një diferencë të vogël ndaj kundërshtarit të tij nga PNL. Byroja zgjedhore e fshatit do të vendosë në se do të mbajë votim të ri apo do të deklarojë fitues kandidatin e PNL. (Ziua, Evenimentul Zilei, Gandul - 16/06/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading