15/06/2008
BEOGRAD, Serbi -- Partia Demokratike Serbe (DSS) nuk ka ndërmend të krijojë një koalicion me "partnerë të pasigurtë," anëtari i DSS-së dhe ministri i arsimit në ikje Zoran Loncar i tha agjencisë së lajmeve Tanjug të premten (13 qershor). "SPS po luan një lojë të dyfishtë ... dhe gjatë ditës negocion hapur me ne, ndërsa natën [secretly] me palën tjetër. "Sipas atij, DSS do të vendosi javën e ardhshme për fatin e bisedimeve të koalicionit. (Tanjug - 13/06/08)