10/06/2008
ATHINË, Greqi -- Forcimi i statusit të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) do të rritë nivelin e bashkëpunimit shumëpalësh në rajon, thanë në një deklaratë të përbashkët kryetarët e parlamenteve të vendeve anëtare pas takimit të tyre në Athinë të hënën (9 qershor). Ata po shënonin 15 vjetorin e krijimit të organizatës. Deklarata vinte në dukje se gjatë viteve, PABSEC ja kishte dalë të krijonte një bazë të sigurtë për përparimin gradual dhe kishte fituar njohjen e komunitetit rajonal. Krijuesit e PABSEC kërkuan të rritin bashkëpunimin rajonal në fusha të tilla si politika, mbrojtja e mjedisit, tregtia, energjia, transporti, turizmi, telekomunikacionet, shkenca dhe teknologjia dhe lufta kundër terrorizmit. (ITAR-TASS, BNR - 09/06/08)