10/06/2008
TIRANË, Shqipëri -- Parlamenti të hënën (9 qershor) kaloi amendamentet ndaj ligjit mbi legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e pronës së paligjëshme. Çështja fillimisht nuk ishte në axhendë, gjë që shkaktoi një largim nga ligjebërësit e opozitës që u ankuan se nuk e kishin marrë dokumentin. Legjislacioni i jep qeverisë lokale më tepër se një rol në procedurat lidhur me pronën. Presidenti Bamir Topi e ktheu masën në parlament në prill për rishqyrtim. (Shekulli, Koha Jone - 10/06/08; Alsat, Top Channel, Vizion Plus - 09/06/08)