10/06/2008
BEOGRAD, Serbi -- Partia Socialiste e Serbisë (SPS) dhe koalicioni i forcave pro-evropiane kryesuar nga Partia Demokratike (DS) e presidentit Boris Tadiç janë pranë arritjes së marrëveshjes mbi një qeveri të re, raportoi të martën (10 qershor) media lokale. Ata kanë zgjidhur pothuajse të gjitha detajet me përjashtim të shpërndarjes së posteve të kabinetit. Blic dhe Vecernje Novosti për shembull shkruajnë se partnerët e DS refuzojnë të lënë kreun e SPS Ivica Dakiç të bëhet kryeministri i ri. Blic thotë se DS i ka ofruar atij postin e nënkryeministrit përgjegjës për shërbimet e sigurimit. (Vecernje Novosti, Blic - 10/06/08; Beta, B92 - 09/06/08)