Sejdiu thotë se UNMIK, EULEX do të vazhdojnë veprimtaritë në Kosovë pas 15 qershorit

10/06/2008

PRISHTINË, Kosovë -- Krerët institucionalë do të bashkëpunojnë me misionet ndërkombëtare, UNMIK dhe EULEX edhe pasi të hyjë në fuqi kushtetuta e re e Kosovës në 15 qershor, vuri në dukje të hënën (9 qershor) presidenti Fatmir Sejdiu. UNMIK dhe EULEX do të kenë të njëjtën mënyrë për të ndihmuar institucionet të sigurojnë integritetin territorial dhe ligjin e rendin, shtoi Sejdiu. Ai tha gjithashtu se autoritetet e Kosovës presin të marrin udhëzimet nga selia e OKB-së në Nju Jork mbi të ardhmen e UNMIK dhe konfigurimin e tij të mundshëm. (Koha Ditore, Lajm, Zeri, Kosova sot - 10/06/08; Telegrafi - 09/06/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading