Prokurorët rumunë të antikorrupsionit padisin ish ministrat e bujqësisë

10/06/2008

BUKURESHT, Rumani -- Një muaj përpara një raporti të shumëpritur të Komisionit Evropian (KE) mbi përparimin e Rumanisë, prokurorët paditën për korrupsion të hënën (9 qershor) dy ish ministra të bujqësisë. Dyshimet u shfaqën vjeshtën e kaluar por Traian Decebal Remes dhe Ioan Avram Muresan ndeshën akuza zyrtare këtë javë. Remes, i cili ishte ministër i bujqësisë për gjashtë muaj nga prilli në tetor 2007, thuhet se shpërdoroi pozitën e vet dhe mori rrushfete për të ndihmuar një biznesmen për të përftuar një kontratë fitimprurëse qeveritare. Ai thuhet se i mori rushfetet nëpërmjet përpjekjeve të njërit nga paraardhësit e tij, Muresan. Brukseli ka paralajmëruar se Rumania mbetet pas në hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit të nivelit të lartë. (Sega - 10/06/08; DPA, Hotnews.ro, Rompres, Mediafax - 09/06/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading