Komiteti i Helsinkit i përshkruan zgjedhjet e parakohshme të 1 qershorit si më të këqiat në historinë e Maqedonisë

10/06/2008

SHKUP, Maqedoni -- Zgjedhjet e parakohshme të 1 qershorit qenë më të këqiat në historinë e Maqedonisë, tha Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në një raport të botuar të hënën (9 qershor). Ai përfundon se votimet nuk qenë as demokratike e as të rregullta për të paktën një të katërtën e popullsisë dhe akuzoi autoritetet për vënien e interesave të partisë përpara detyrimeve të tyre kushtetuese. Ambasadorët e BE dhe NATO parashikuan të hënën se votimi i përsëritur, planifikuar për qendrat e votimit më problematike, duhet të shkojë pa incidente. (Utrinski Vesnik - 10/06/08; Makfax, A1 - 09/06/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading