Ushtria turke vendos zonat e përkohshme të sigurisë në kufirin iraken

10/06/2008

ANKARA, Turqi -- Shtabi i përgjithshëm njoftoi të hënën (9 qershor) se do të vendosë gjashtë zona të përkohshme të sigurisë në Turqinë juglindore për të luftuar anëtarët e Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Masat fillojnë të enjten dhe do të vazhdojnë për tre muaj në zonat malore të pabanuara në krahinat Siirt, Sirnak dhe Hakari, pranë kufirit me Irakun, si dhe në pjesë të krahinës Van që kufizohet me Iranin.

Ndërkohë, një grup avokatësh kurdë me bazë në Londër njoftuan të hënën se kanë ngritur një padi kundër Turqisë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut me bazë në Strasburg. Ata padisin në emër të fshatarëve të prekur nga sulmet ajrore turke tetorin dhe dhjetorin e kaluar.

Më vete të hënën, policia turke njoftoi një projekt për të trainuar policët për të demonstruar më tepër dhembshuri. Përleshjet midis policisë dhe demonstruesve në Stamboll në Ditën e Majit çuan në pretendime të forcës së tepruar ndaj policisë. (ITAR-TASS, Xinhua, Zaman - 10/06/08; CNN Turk, NTV - 09/06/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading