09/06/2008
ATHINË, Greqi -- Athina nis të hënën (9 qershor) një takim dy-ditor të kryetarëve të parlamenteve nga vendet e Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC). Takimi shënon 15 vjetorin e asamblesë. Kryetari i parlamentit grek, Dimitris Siufas, kryetari i tanishëm i PABSEC, do të hapë sesionin. Ai përmban përfaqësues parlamentarë të të 12 anëtarëve të PABSEC: Shqipëri, Armeni, Azerbaixhan, Bullgari, Gjeorgji, Greqi, Molldavi, Ukrainë, Rumani, Rusi, Serbi dhe Turqi, si edhe Franca dhe Bjellorusia që marrin pjesë si vëzhgues. (RBC - 09/06/08; ANA-MPA - 08/06/08)