09/06/2008
ANKARA, Turqi -- Një minë tokësore vrau një ushtar dhe plagosi katër të tjerë të hënën (9 qershor) pranë qytetit Semdinli në krahinën jugore të Hakarit. Agjensia e lajmeve Andadolu thotë se shpërthimi ndodhi në një zonë që dyshohet se është minuar nga anëtarët e Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Në një incident më vete, tre anëtarë të PKK u vranë në përleshje me forcat e sigurisë në qarkun Ovaçik të krahinës Tunçeli. Sipas medias, luftimet në zonë vazhdojnë. (Anadolu news agency, Milliyet, AP, Hurriyet, Dogan - 09/06/08)