Parlamenti serb do të mbajë sesionin kushtetues të mërkurën

09/06/2008

BEOGRAD, Serbi -- Sesioni kushtetues i parlamentit të ri të Serbisë do të bëhet të mërkurën (11 qershor), sipas një njoftimi të premten nga Oliver Duliç, kryetari i parlamentit të mëparshëm. Të mërkurën, ligjbërësit do të zgjedhin pasuesin e tij së bashku me nënkryetarët dhe do të japin emrat e anëtarëve të komiteteve të ndryshme parlamentare. Kryetari i sesionit themelues do të jetë deputeti me moshë më të madhe, Jovan Krkobabiç, president i Partisë së Pensionistëve të Bashkuar të Serbisë. Koalicioni 'Për një Serbi Evropiane' kryesuar nga Partia Demokratike e presidentit Boris Tadiç, i cili fitoi zgjedhjet parlamentare të 11 majit, do të ketë 102 vende në parlamentin e ri. Partia Radikale Serbe është e dyta me 78 vende. (Beta, Tanjug, RTS - 06/06/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading