08/06/2008
ANKARA, Turqi -- Avionët luftarakë turk sulmuan bazat e pretenduara të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në veriun e Irakut, lajmëroi të shtunën (7 qershor) Shtabi i Përgjithshëm. Sipas ushtrisë, avionët luftarakë shkatërruan me efekt objektivat. Ankaraja nuk bëri të ditur ndonjë statistikë lidhur me dëmet. (AP, Hurriyet, AFP - 08/06/08)